“Çfarë ndodhi pas pushimit të Dafinës? Prishje me ekipin dhe tensione me bashkëshortin!”

Teksa është në prag të sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë, Dafina Zeqiri i ka dhënë vetes një pauzë të merituar nga skena. Këngëtarja ka përfunduar zyrtarisht turin e koncerteve dhe ka vendosur të tërhiqet përkohësisht, për t’u përkushtuar plotësisht mëmësisë.

Por, largimi nga skena duket se ka sjellë më shumë se pushim – ai ka sjellë edhe përplasje në prapaskenë. Sipas burimeve të “Prive”, raportet në ekipin e saj kanë nisur të krisën, dhe tashmë është konfirmuar ndarja me menaxherin e saj shumëvjeçar, Pëllumbin.

Ky nuk është një ndarje e thjeshtë – bashkëpunimi i tyre kishte zgjatur për afro një dekadë dhe ishte ndër më të qëndrueshmit në treg. Por gjithçka ka marrë fund. Ekipi ka nisur të shpërbëhet dhe tensionet duket se nuk kanë munguar. Edhe në rrjetet sociale, shenjat janë të qarta: Dafina dhe Pëllumbi nuk ndjekin më njëri-tjetrin.

Zërat thonë se prishja vjen si pasojë e mospajtimeve me bashkëshortin e saj, Kreshnikun – një konflikt i heshtur që ka shpërthyer pas vendimit të Dafinës për të ndryshuar prioritetet e saj jetësore.

Me një epokë që mbyllet, fansat pyesin: Çfarë po ndodh me Dafinën dhe a do të rikthehet ajo më e fuqishme pas kësaj pauze?