Egli ballafaqon Gjestin për mungesën e afeksionit, Xheneta e thumbon publikisht

by orgest · April 11, 2025

Një debat i fundit mes Eglit dhe Gjestit në “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Egli i është drejtuar Gjestit me një pyetje të drejtpërdrejtë:

“Pse me Xhenetën para kamerave dhe me mua jo?” – duke shprehur pakënaqësinë për mungesën e afeksionit të tij ndaj saj në publik.

Gjesti reagoi me një buzëqeshje, gjë që shumë ndjekës e interpretuan si një sinjal se ai po e përdor situatën për strategji loje. Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk munguan reagimet, por më i komentuari ishte ai i Xheneta Fetahut.

Ish-banorja ndau në Instagram videon e momentit dhe e shoqëroi me një koment thumbues:

“Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth”, një mesazh që dukshëm i drejtohej Eglit dhe mënyrës se si ajo po e kërkon vëmendjen brenda shtëpisë.

Ky reagim ka ndezur diskutimet mes fansave dhe ka shtuar tensionin edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme në vend.

You may also like