Kryetari i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Martin Henze ka reaguar ashpër për situatën politike në Shqipëri pas farsës elektorale të 11 majit 2025. Në një postim në facebook, Henze i del në krah liderit të PD-së Sali Berisha ndërsa akuzon Edi Ramën dhe qeverinë e tij për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
Ai i bën thirrje shqiptarëve të rrëzojnë administratën e paligjshme të Ramës, të neutralizojnë politikisht “nëndetëset” në opozitë dhe të mbajnë zgjedhje të reja demokratike, të organizuara nga OSBE-ja.
Reagimi
Ne dhe kolegët tanë në partitë simotra në BE kemi kuptuar se të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e liderit të partisë sonë simotër, PD-së – dorëheqjen e Berishës në periudhën 2021–11/2024 dhe tani në maj 2025 – janë në thelb kukulla të Ramës ose oportunistë. Gjithashtu armiq të demokracisë.
Sali Berisha, lideri i PD-së, nuk i ka manipuluar zgjedhjet.
“Fituesit” e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri i kanë manipuluar rezultatet me ndihmën e “nëndetëseve” brenda partisë sonë simotër.