“Bebe Rexha nuk njihet më! Këngëtarja braktis pamjen bionde dhe shfaqet me ‘look’ të ri surprizues”(Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar fansat me një ndryshim total në pamje! Në një foto të postuar në Instagram Story, artistja është shfaqur me flokë të shkurtër dhe ngjyrë të errët – larg imazhit të zakonshëm biond që e ka karakterizuar prej vitesh.

Ky transformim ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe stilin unik. Bebe ka treguar edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë dhe se çdo ndryshim është një formë shprehjeje e saj si artiste.

Reagimet pozitive kanë vërshuar në rrjet, ku fansat e kanë vlerësuar për thyerjen e stereotipeve dhe për forcën për të qenë gjithmonë vetvetja – ndryshe, e freskët dhe autentike.