Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.
Belina, e cila është bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, Elvis Pupa doli këtë të martë përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide.
Ajo nuk ka paraqitur ende ndonjë deklarim fajësie për akuzat që rëndojnë mbi të.
Sipas dokumenteve gjyqĂ«sore, ngjarja dyshohet tĂ« ketĂ« ndodhur nĂ« periudhĂ«n 1 janar â 4 prill 2025, nĂ« njĂ« pronĂ« nĂ« Ascot Park, ku janĂ« zbuluar 43 bimĂ« kanabisi.
Avokati i saj kërkoi nga gjykata ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, me argumentin se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune.