Ilnisa:Laerti është sapioseksual. Ja kush do të shkoj në finale sipas saj

by orgest · April 10, 2025

E ftuar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Pardon My French”, Ilnisa Agolli ka ndarë mendimet e saj për mikun dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Laert Vasili. Ajo foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë, marrëdhëniet me banorët dhe finalistët që ajo do të dëshironte të shihte.

E pyetur nëse e sheh Laertin si fitues, Ilnisa u shpreh:

“Nuk dua të flas para kohe apo të jap një deklaratë emocionale për ta quajtur fitues. Por, mendoj se e meriton, për durimin dhe mënyrën se si ka qëndruar, gjithmonë me dinjitet. E kam ndjerë që do të shfaqte më të mirën e tij.”

Në lidhje me raportet e Laertit brenda shtëpisë, Ilnisa komentoi edhe përballjen me Gjestin:

“Ballafaqimi i tyre më pëlqeu. Edhe pse pati keqkuptime dhe përkthime të çuditshme në lidhje me fenë, më duket se që të dy u përpoqën ta kalonin me qetësi. Falja e Laertit nuk ishte përulje, por një sqarim ndaj një keqkuptimi që kishte të bënte me një term shumë të ndjeshëm si ‘Allahu ekber’.”

Për sa i përket diskutimeve mbi “donzhuanizmin” e supozuar të Laertit, Ilnisa u shpreh me ironi:

“Nuk më bëri përshtypje. Laerti është shumë donzhan, por më duket më shumë sapioseksual.”

Duke qenë se finalja po afron, Ilnisa ndau edhe një parashikim të sajin për finalistët:

“Do të më pëlqente të shihja Gertën dhe Egli Takon përkrah Laertit dhe Rozanës. Kjo dyshe vajzash do ishte interesante. Unë mbahem si orakull ndonjëherë.”

You may also like