Pas përballjes surprizë me ish-partneren e tij Egli Tako në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Olsi Bylyku ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e tij — përmes muzikës dhe një mesazhi në rrjetet sociale.
Ai ka postuar një video nga studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është i fokusuar në projekte të reja. Krahas videos, Olsi ka shpërndarë një story në Instagram, ku shkruan:
“Ju falenderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC. (screenshot)”
Reagimi i tij duket si një përpjekje për të vendosur distancë nga spekulimet dhe për të treguar se vazhdon përpara, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të komentojnë mbi momentet e tensionuara dhe të ndjeshme brenda shtëpisë së BBV.