Dashamir Shehi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK).
Ndryshe nga Sali Berisha i cili nuk pranon dështimin, Dash Shehi është shprehur se mban përgjegjësi për humbjen katastrofë që pësoi partia e tij në zgjedhjet e 11 majit.
“Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”, tha Shehi.
Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Djathtas për Zhvillim arriti të grumbullonte vetëm 5,530 vota në të gjithë vendin duke mos marrë asnjë deputet.
Leave a Reply