Rudina Dembacaj flet për fejesën me Eduart Grishajn: “Nuk mbaj mend asgjë, vetëm familjen e tij”

by orgest · April 10, 2025

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka hapur zemrën në një intervistë të fundit, ku ka folur për fejesën e saj të dikurshme me Eduart Grishajn, i cili tani është i martuar me moderatoren Arbana Osmani. Ajo rrëfeu se nga ajo periudhë nuk mban mend shumë gjëra, përveç familjes së tij, e cila sipas saj i ka lënë një përshtypje të mirë.

“Të betohem që nuk mbaj mend asgjë. Pi katër kokrra omega 3 në ditë dhe jam shumë rëndë me memorien. Më ka lënë një shije shumë të mirë familja e tij. Kam qenë shumë e vogël,” tha Rudina me humor në emisionin “Andale”.

Gjithashtu, ajo nuk ngurroi të shtojë një batutë tjetër, duke bërë një lidhje me martesën e saj të mëparshme me Aleksandër Varfaj: “Mua s’më vihet faj, se ndërro burrë, ndërro burrë… më është bllokuar memoria!”

Ky moment tërhoqi vëmendjen e publikut dhe sjellë në vëmendje edhe marrëdhëniet e tjera të Rudinës, përfshirë martesen e saj me Mark Frroku, dhe faktin se ajo ka një vajzë, Viktoria, nga lidhja me Varfajn.

You may also like