Romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuar në publik, duke ngjallur shumë kuriozitet tek fansat e çiftit. Ata shpesh pyesin: “Çfarë po ndodh me ta jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 4?”
Në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çështja e kësaj marrëdhënieje u diskutua nga paneli i të ftuarve, ku producenti Eduard Deda shprehu mendimin e tij për Eglin. Ai tha se i vjen keq për vajzën, pasi sipas tij ajo është mashtruar gjatë kësaj lidhjeje.
Deda theksoi se Egli ka investuar shumë në këtë marrëdhënie, duke i kushtuar shumë vëmendje Gjestit dhe duke treguar se e do me të vërtetë. Por, ai mendon se ajo është e afeksionuar pas tij dhe se, në këtë situatë, ajo ka rënë pre e ndjenjave të saj.
“Mua më vjen shumë keq për këtë vajzë, e cila ka investuar gjithçka në këtë marrëdhënie. Ajo i ka dhënë gjithë vëmendjen dhe kujdesin këtij djali, duke treguar se e donte me të vërtetë. Mendoj se ajo është shumë afeksionuar pas tij, por është viktimë e ndjenjave të veta,” tha Deda.