“Të kam parë në ëndërr!” – Gjesti i zbulon Eglit pëlqimin dhe fantazitë

by orgest · April 10, 2025

Raporti mes Gjestit dhe Eglit duket se ka hyrë në një fazë më të qetë, pasi dy banorët janë afruar dukshëm gjatë ditëve të fundit. Pas rikthimit të Eglit në shtëpinë më të komentuar në Shqipëri, marrëdhënia mes tyre ka qenë e mbushur me tensione dhe debate të forta.

Megjithatë, atmosfera mes tyre ka ndryshuar. Gjesti dhe Egli janë parë gjithnjë e më shpesh pranë njëri-tjetrit, duke komunikuar me qetësi dhe duke shkëmbyer batuta miqësore.

Në një nga këto momente të afrimit, Gjesti i ka treguar Eglit një pjesë nga fantazitë e tij, duke i thënë me buzëqeshje: “Të kam parë në ëndërr! A e di çfarë po bënim?”

Ky koment ka ngjallur jo vetëm të qeshura mes tyre, por edhe shumë reagime nga publiku që po ndjek me kuriozitet zhvillimin e këtij raporti që po merr një kthesë të re.

You may also like