Në Ferma VIP, marrëdhënia mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit ka tërhequr vëmendjen e publikut pas një momenti intim të ndodhur nën jorgan. Që nga ajo natë, dyshja u panë shpesh pranë njëri-tjetrit – hanin, flinin dhe laheshin bashkë – duke krijuar përshtypjen e një lidhjeje në zhvillim.
Por gjithçka ndryshoi gjatë një darke romantike, kur Alba i rrëfeu Limit pëlqimin dhe ndjenjat që kishte për të. “Më mungon kur je larg,” – i tha ajo, por përgjigjja e Limit ishte e papritur dhe e prerë:
“Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe kaq ishte.”
Në një bisedë që pasoi, Alba u përpoq të shpjegonte ndjenjat e saj, ndërsa Limi iu përgjigj ftohtë:
“Çdo gjë që po ndodh mes nesh, po ndodh sepse ty të tërheq fizikisht, jo emocionalisht.”
Përpjekjet e Albës për të sqaruar situatën u përplasën me murin e refuzimit të tij.
Ndërkohë, gjatë një prime-i, kur u pyet për raportin me Albën pas marrëdhënies intime, Limi u shpreh shkurt: “Më eksiton.”
Kjo kthesë e papritur ka ngritur dyshime nëse gjithçka ishte pjesë e një loje strategjike, apo një histori e ndërlikuar ndjenjash të pashprehura.
A ishte ndjenjë e vërtetë apo vetëm një skenar për kamera?
Biseda:
“Mes nesh nuk ka asgjë, dhe ti nuk arrin ta kuptosh”, u shpreh ai.
Biseda mes tyre:
Alba: Kam pëlqim për ty, interes po shumë, dua të të njoh po shumë. Më mungon kur je larg.
Limi:Unë jam komplet e kundërta e kësaj, unë mendoj se duhet t’i japim hapsirë njëri-tjetrit. Çfarë pëlqen tek unë?
Alba: Nuk di ta them me detaje por më pëlqen çdo gjë që bën ti.
Limi:Atëherë çdo gjë që po ndodh këtu mes nesh po ndodh se ty ta do by*ha dhe jo zemra.
Alba: Jo nuk është kështu.
Limi: Nuk dua të tregohem i keq por po mundohem të gjej mënyrën e duhur për të të thënë se mes nesh nuk ka asgjë. Ti nuk arrin ta kuptosh, nisi si lojë dhe po aq shpejt po përfundon aq shpejt sa nisi.
