Krizë martesore? Françeska Murati po flet për periudhën e vështirë që po kalon.

by orgest · April 23, 2025

Modelja dhe ish-Miss Shqipëria, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë nga jeta e saj personale, duke ndezur aludimet për një krizë në martesë. Në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, ajo u shpreh se po kalon një periudhë të ngarkuar emocionalisht dhe se është duke luftuar për të gjetur qetësinë.

“Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që e kam ndarë publikisht. Vetëm njerëzit më të afërt e dinë. Më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë dashuri. Jeta paska qenë më e vështirë seç mendoja,” tha ajo me sinqeritet.

Ndjekësit kanë vënë re se Françeska është në kërkim të një apartamenti me qira në Tiranë – një hap që sipas saj lidhet me dëshirën për të krijuar hapësirën e saj personale.

“Dua të kem gjërat e mia, ta arredoj siç dua,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se po nis një kapitull të ri në jetën e saj.

Megjithatë, Françeska zbuloi se do të flasë më hapur për gjithçka në një moment të dytë, kur të ndiejë se është gati. Për momentin, ajo po përpiqet të gjejë qetësi dhe balancë mes emocioneve.

You may also like