Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit, çiftit që u bë i njohur nga Big Brother VIP, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi, fansat kanë vënë re një detaj që ka ngjallur dyshime për raportin mes Eglit dhe familjes së Gjestit.
Sipas mediave, Egli ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit, Blerinën, megjithëse kjo e fundit nuk e kishte ndjekur asnjëherë Eglin. Ky veprim ka nxitur aludime në rrjet për një ftohje të mundshme në raportet mes tyre.
Pavarësisht komenteve dhe spekulimeve, as Egli dhe as Gjesti nuk kanë reaguar publikisht. Megjithatë, gjatë festës së organizuar nga produksioni i Big Brother, çifti u shfaq bashkë dhe mjaft të afërt, duke i lënë të hapura dyert për interpretim mbi natyrën reale të marrëdhënies së tyre.
