Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, nuk ka ndërmend të shkëputet nga vëmendja e publikut. Pas spektaklit, ai do të shfaqet si i ftuar special në emisionin humoristik “Portokalli”, që do të transmetohet të mërkurën në orën 19:00 në Top Channel.
Me trofeun në dorë dhe famën në rritje, Gjesti duket se është gati për një kapitull të ri, duke u futur mes televizionit, humorit dhe muzikës. A do të jetë kjo një hyrje e re në botën e spektaklit apo thjesht një shfaqje tjetër për të festuar fitoren? Mbetet për t’u parë në skenën e “Portokallisë”.
