Heidi Baci është rikthyer zyrtarisht në Shqipëri, jo vetëm për të jetuar, por edhe për të ndërtuar një karrierë televizive si moderatore. Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 3, ku u komentua gjerësisht për romancën me Romeo Veshajn, ajo tashmë është një nga figurat më të përfolura në media.
Në intervistën për “Mos i bjer me top”, Heidi foli për eksperiencën e saj të re si prezantuese e ‘Fan Club’-it të BBV-së. Por sigurisht që nuk mund të mungonte pyetja për jetën e saj private, dhe në veçanti, për marrëdhënien me Romeon.
E pyetur për statusin e tyre, Heidi zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtëpërdrejtë:
“Nuk kam një përgjigje për statusin tim. Po sot jam mirë, me veten time, me familjen… Shëndeti është gjëja më e rëndësishme.”
Duke lënë të hapur shumë dyer për interpretim, ajo shtoi edhe një koment shpirtëror:
“Është Zoti që përcakton riskun tonë.”
Duket se Heidi është fokusuar tek vetja – dhe për statusin e saj… publiku do të duhet të presë!