“Stresi ‘plas bombën’ për Jozin: Më shumë me lopë se me lojë!”

by orgest · April 20, 2025

Reperi Stresi, një nga mbështetësit më të flaktë të Gjestit gjatë “Big Brother VIP Albania 4”, ka thyer heshtjen mbi incidentin që tronditi spektaklin – përplasjen fizike mes Gjestit dhe Joz Markut në javën finale.

Në një intervistë të fundit, Stresi nuk i kurseu komentet për Jozin, duke ironizuar rolin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri:

“Në radhë të parë ka qenë bari delesh… është marrë më shumë me dele, kullota dhe lopë, se sa me lojën. Ia kam thënë dhe kur ka qenë prezent. Bari nuk është ofendim,” u shpreh ai me një qetësi thumbuese.

Moderatori Ronaldo Sharka ndërhyri menjëherë për ta ndalur, duke e ftuar që të mos e ulte debatin në këtë nivel, por Stresi nuk lëvizi nga qëndrimi i tij:

“Nuk kam asgjë për të shtuar. Publiku e ka parë vetë. S’ishte gjest i hijshëm dhe kaq.”

Pas gjithë kësaj, një gjë është e sigurt: polemikat e BBV4 nuk kanë mbaruar me finalen… përkundrazi, sapo kanë nisur!

You may also like