“Egli zbulon ‘sekretin’ pas lidhjes me Gjestin: E nisi si shok… tani s’e ndal më askush!”

by orgest · April 20, 2025

Egli Tako, finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, ka thyer heshtjen pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë disa detaje të ëmbla për lidhjen me fituesin e këtij edicioni – Gjestin.

Në një prononcim për mediat, ajo zbuloi se humori ka qenë pika e saj e dobët:

“Fakti që më bën për të qeshur, di të jetë dimensional. Kam parë një shok te Gjesti, para se të shihja diçka tjetër.”

E pyetur për të ardhmen e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë së famshme, Egli zgjodhi të jetë e rezervuar:

“Do e lë gjënë të rrjedhë, ashtu siç është e shkruar të rrjedhë.”

Publiku duket se mezi pret të shohë nëse kjo romancë do të vazhdojë edhe përtej kamerave…

You may also like