Edhe pse nuk e rrëmbeu çmimin e madh, Rozana Radi doli nga “Big Brother VIP Albania 4” si një nga figurat më të dashura të këtij sezoni. E renditur e dyta në finale, ajo e përjetoi gjithçka me krenari, sportivitet dhe buzëqeshje.
Menjëherë pas shpalljes së fituesit, Rozana u shpreh për Gjestin:
“Jam shumë e lumtur që fitoi ai. Ishte një djalë i sinqertë dhe i drejtë gjatë gjithë rrugëtimit.”
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo la gjurmë me autenticitetin, qëndrueshmërinë dhe ndjeshmërinë e saj. E drejtpërdrejtë dhe pa filtra, krijoi lidhje të forta, përballoi sfida dhe tregoi karakter të vërtetë.
Rozana mund të mos ketë dalë me trofeun në dorë, por doli me një tjetër fitore – respektin e publikut dhe një vend të merituar në historinë e BBVIP.