“E ka të blerë çmimin!” – Briseida ndez rrjetin pak orë para finales së BBV

by orgest · April 19, 2025

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”, ish-banorja Briseida Xhelaj ka hedhur një deklaratë bombë në rrjetet sociale, që po bën xhiron e internetit.

Në një postim në Facebook, ajo ndau një foto nga momenti i hyrjes në shtëpinë më të famshme, së bashku me partnerin e saj Jori, por vëmendjen e mori komenti i saj:

“Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor… unë e di kush e ka të blerë çmimin!”

Ky mesazh me nënkuptime ka hapur menjëherë debat në rrjet, duke sugjeruar se fituesi është paracaktuar dhe se gara nuk është e pastër.

Briseida dhe Jori ishin pjesë e formatit paralel “Shtëpia e 7 xhuxhëve”, por nuk arritën të bëhen konkurrentë zyrtarë në shtëpinë kryesore.

Publiku tani është në ankth për të parë nëse kjo “paralajmërim” do të rezultojë i vërtetë, ndërsa në finale kanë mbetur Rozana Radi, Gjesti, Egli dhe Laerti.

You may also like