Drama s’ka mbaruar! Valbona i kthen përgjigje Laertit pak orë para finales

by orgest · April 19, 2025

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, të gjitha vështrimet janë të drejtuara nga tapeti i kuq, ku yjet po parakalojnë njëri pas tjetrit.

Top Albania Radio ka sjellë atmosferën live nga vendngjarja, me intervista, shkëlqim dhe emocionet e fundit përpara shpalljes së fituesit.

Në qendër të vëmendjes ishte Valbona Mhilli, e cila u shfaq në të bardha, duke deklaruar: “Ngjyra që më karakterizon.”

Por më e bujshme ishte deklarata e saj për Laertin, kur u pyet nga Ronaldo Sharka nëse do të kalonte natën pranë tij:

“S’kam asgjë për të sqaruar me Laertin, nuk do të kemi komunikim. I uroj suksese, por ai largoi vajzën që dashuron nga shtëpia. Marrëdhënia jonë ka qenë shpirtërore, por nuk ka më asgjë mes nesh.”

Finalja po afron dhe emocionet janë më të forta se kurrë!

You may also like