Pas disa ditësh mungesë dhe lajmit se llogaria e tij në Instagram ishte hakuar, Jozefin Marku është rikthyer sërish në rrjetet sociale me të njëjtin profil. Por këtë herë, fansat janë përballur me një surprizë: llogaria e Jozit është bërë private.
Kjo lëvizje e papritur ka hapur rrugë për shumë hamendësime. A është një vendim personal, një kërkesë nga produksioni, apo ndoshta një këshillë për të ruajtur qetësinë në mes të gjithë zhurmës së fundit?
Për më tepër, Jozi ka ndarë një foto të një vajze misterioze të shoqëruar me një emoji zemër të kuqe – një detaj që ka nxitur dyshime në rrjet. A është një mesazh i fshehtë për Loredanën, apo ndoshta dikush i ri në jetën e tij?
Të gjithë po pyesin të njëjtën gjë: Çfarë po ndodh me Jozin?
