Vetëm dy ditë pas dasmës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku u kurorëzuan simbolikisht si burrë e grua, Gjesti dhe Egli janë përfshirë në konflikte të njëpasnjëshme. Nga momentet romantike, çifti ka kaluar në debate të forta, duke u kthyer në një nga dyshet më të përfolura – dhe më të kritikuara – të sezonit. Në rrjet dhe mes banorëve, ata tashmë po quhen “çifti toksik”.
Mes kësaj klime të tensionuar, Rozana ka vendosur të hedhë “benzinë në zjarr”, duke pyetur Gjestin nëse do i jepte një mundësi tjetër Xhenetës, ish-të dashurës së tij, kur ajo të dalë jashtë.
Por përgjigjja e tij ishte e prerë dhe pa mëdyshje:
“As sytë nuk ka me mi pa. Hiç, hiç! Gati tre muaj zgjati ajo lidhje. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit për çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel Zoti rrugët, e ruajt Zoti, por unë nuk dua të kem më asnjë lidhje me të.”
Një deklaratë që nuk i shpëtoi syrit të publikut dhe që ngre pikëpyetje të mëdha për fundin e afërt të “martesës” me Eglin – dhe kapitullin e mbyllur me Xhenetën.