Një ekspert grek ka shkaktuar debat në media pas deklaratave të tij lidhur me projektin e shumëpërfolur në Zvërnec. Gjatë një emisioni televiziv, ai u shpreh se investimi që pritet të arrijë në rreth 4 miliardë dollarë do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë shqiptare, ndërsa sipas tij kjo përbën një zhvillim jo të favorshëm për interesat ekonomike të Greqisë.
“Ky projekt ndihmon Shqipërinë gjeopolitikisht dhe ekonomikisht, ndaj për ne është një lajm i keq”, deklaroi ai, duke theksuar se ndikimi i investimit mund të ndryshojë balancat ekonomike në rajon.
Deklaratat kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë komentues i kanë cilësuar si një pranim të rëndësisë që po fiton Shqipëria në arenën ekonomike dhe strategjike të Mesdheut.
📌 Çfarë do të thotë ky investim për ekonominë shqiptare dhe pse po ngjall kaq shumë reagime? Diskutimi vazhdon…
