Monday, June 8, 2026
HomeALBArben Malaj në mbështetje të kauzës së Zvërnecit, ish-ministri i Ramës pas...

Arben Malaj në mbështetje të kauzës së Zvërnecit, ish-ministri i Ramës pas protestës vendos dorezat dhe pastron bulevardin nga mbeturinat

Arben Malaj ish-ministri socialist i Financave, ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka shprehur sërish mbështetjen e tij për protestën e ngritur prej tetë ditësh tashmë, në kundërshtim të ndërtimit të resortit në Zvënrec.

Ai ka postuar disa foto, në dy prej të cilave shfaqet krahë Zhaklin Lekatarit,aktivistja e cila ka marrë pjesë aktivisht në protestë, dhe në një fot të tretë ai duket që ka veshur doreza edhe pastron bulevardin nga mbeturinat e mbetura pas protestës.

“Sot vajta me vonesë ne protestë, dy protestues më “kërkuan” që me doreza të zeza të pastronim cdo lloj mbeturina që bëjnë pis ambjentin fizik, ambjentin shoqëror dhe sidomos politikë”, ka shkruar ai në postimin e bërë.

Postimi i plotë:

Protesta vazhdon.

Mbeshtetja publike rritet!

Mbreti kryeministrorë përpëlitet.

Sot vajta me vonesë ne protestë, dy protestues më “kërkuan” që me doreza të zeza të pastronim cdo lloj mbeturina që bëjnë pis ambjentin fizik, ambjentin shoqërorë dhe sidomos politikë

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments