Aksident tragjik në Itali – humb jetën 46-vjeçarja shqiptare, nënë e tre fëmijëve të mitur

by orgest · April 8, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku ka humbur jetën Dorina Bardhi, 46 vjeçe, nënë e tre fëmijëve të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, rreth orës 14:00, në rrugën Truccazzano.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin po udhëtonte viktima, së bashku me vajzën e saj të mitur, është përplasur kokë më kokë me pjesën e përparme të një kamioni. Përplasja rezultoi fatale për Bardhin, e cila, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit me urgjencë në spital, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Autoritetet lokale, përfshirë Policinë e Bashkimit të Bashkive Adda Martesana nën drejtimin e Salvatore Guzzardo, si dhe Karabinierët dhe Brigada e Zjarrfikësve, qëndruan për orë të tëra në vendngjarje për hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Hetimet mbi shkakun dhe dinamikën e ngjarjes vijojnë, ndërsa komuniteti shqiptar në zonë është i tronditur nga humbja e parakohshme e nënës së tre fëmijëve.

You may also like