Sunday, June 7, 2026
HomeALBDardanët’: Të tronditur me vdekjen e Fatjon Bunjakut, ngushëllimet më të sinqerta!

Dardanët’: Të tronditur me vdekjen e Fatjon Bunjakut, ngushëllimet më të sinqerta!

Tifo-grupi “Dardanët”, kanë reaguar pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të futbollistit kosovar, Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht.

Përmes një mesazhi publik, “Dardanët” kanë shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e parakohshme Bunjakut, duke theksuar se në këto momente të vështira mendimet e tyre janë me familjen e të ndjerit.

Të tronditur me lajmin e vdekjes së Fatjon (Fatmir) Bunjaku, ish-përfaqësues i kombëtares U21, i cili vdiq tragjikisht. Në këto kohë të rënda, mendja jonë është te familja e tij, me ç’rast urojmë ta gjejnë forcën ta përballojnë këtë dhimbje. Ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në reagimin e “Dardanëve”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments