Sunday, June 7, 2026
HomeALB🚨 Tragjedi në futboll! Ndërron jetë në moshën 22-vjeçare lojtari i Elbasanit,...

🚨 Tragjedi në futboll! Ndërron jetë në moshën 22-vjeçare lojtari i Elbasanit, lajmi trondit sportin shqiptar.

Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin shqiptar dhe atë kosovar. Futbollisti Fatjon Bunjaku ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 22-vjeçare pas një aksidenti.

Bunjaku ishte një emër i njohur për tifozët e futbollit në Kosovë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit të Elbasanit në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij ai kishte veshur fanellën e disa skuadrave kosovare dhe kishte qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Vdekja e parakohshme e 22-vjeçarit ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe komuniteti sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalë të talentuar dhe të përkushtuar ndaj futbollit.

Ngushëllime familjes Bunjaku dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër Fatjonin. 🕊️💔

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments