Një atmosferë e ngrohtë dhe plot emocion mbërriti sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, kur disa prej fytyrave më të dashura të Top Channel – Edi Manushi, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Marin Mema e të tjerë – shfaqën papritur pranë finalistëve.
Egli, Laert, Rozana dhe Gjesti i pritën me çaste të mbushura me gëzim dhe kureshtje, duke i dhënë shtëpisë një frymë miqësie dhe mbështetjeje tepër të nevojshme në prag të natës së madhe finale. Kjo vizitë e papritur u kthye në një moment inspirimi, ku biseda, keshillat dhe motivimi nga ekranet u përshinë me emocionet e banorëve, duke i kujtuar se pas 115 ditësh izolim, buzëqeshjet e jashtme dhe duartrokitjet e njerëzve të dashur janë afër.