Pas muajsh spekulimesh, Diana Tahiri ka thyer heshtjen! Në një intervistë ekskluzive për emisionin Studio A, ish-banorja e BBV Kosova konfirmoi për herë të parë ndarjen nga Arioni, duke zbuluar prapaskena që publiku nuk i dinte.
“Jo, nuk jemi më bashkë. Jam single,” – u shpreh Diana, duke i dhënë fund thashethemeve që kishin mbushur mediat.
Ajo zbuloi se gjithçka mes tyre – nga lidhja e deri te ndarja – është mbajtur e fshehtë me marrëveshje të dyanshme:
“Vendosëm që lidhja të ishte private. Edhe ndarjen po ashtu. Janë gjëra që ndodhin.”
Por pavarësisht ndarjes, nuk munguan fjalët e mira për ish-partnerin:
“Kemi dhënë shumë nga vetja. Na ka ndjekur një publik i madh. I uroj vetëm të mira dhe shumë sukses.”