“Nuk ishte vetvetja…” – Loredana rrëfen ndjenjat e pathëna për Jozin pas BBVIP

by orgest · April 16, 2025

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati ka ndarë për herë të parë emocionet dhe mendimet e saj rreth situatës së tensionuar me Jozin dhe lidhjes që i bashkonte.

E ftuar në një emision televiziv, ajo foli me sinqeritet për momentin e vështirë që përjetoi pas incidentit të bujshëm mes Jozit dhe Gjestit. “Ishte një pamje shumë e rëndë, më tronditi. Më trembi koka e Gjestit. Jozi nuk ishte mirë atë natë, ishte i mbingarkuar emocionalisht. Erdhi tek unë, më tha ‘më vjen keq’ dhe ‘shko në studio’. E kuptova që nuk ishte vetvetja.”

Loredana theksoi se, pavarësisht gjithçkaje, ndjenjat e saj për Jozin janë ende të forta. “Ata janë shumë krenarë, por lidhja që ndodhi mes meje dhe Jozit nuk ishte gabim. Më ka dhënë shumë emocione, emocione që të tjerët nuk i ndjenin. Unë e shikoja në sy dhe ndieja ende diçka. Edhe kur ishte me një vajzë tjetër, nuk u largova. Sa të kem ndjenja, nuk do ta heq nga zemra.”

Me tone reflektuese, ajo la të kuptohet se historia mes tyre nuk është e mbyllur, por as e lehtë për t’u përballuar.

You may also like