Në episodin e fundit të “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro intervistuan katër finalistët e “Big Brother VIP Albania”, ku Rozana Radi shprehu mendimet dhe përvojat e saj më të thella nga sezoni.
Rozana u shpreh se ajo është një person që përshtatet kudo, por kishte disa surpriza gjatë kohës në shtëpi. Ajo nuk kursen fjalët e forta për Gertën, duke thënë se ishte befasuar për keq nga ajo: “Gerta më ka shastisur fare. Ishte e paaftë, thosha si ka mundësi të jesh gazetare dhe të mos arrish të mbrosh atë që thua.”
Në një bisedë të hapur, Rozana gjithashtu shpjegoi se përjetoi një ballafaqim të madh me veten gjatë kësaj aventure. Ajo e pranoi se në të kaluarën ka pasur shumë pengje dhe ka luftuar me sfidat e jetës, por ka mësuar të gëzojë ato momente kur ka miq të vërtetë dhe mbështetje të sinqertë.
“Unë isha kokëfortë dhe sulmoja gjithmonë. Nga ky rrugëtim kuptova që duhen thënë gjërat ashtu siç janë. Kjo ka qenë një mundësi për t’u përballur me veten dhe për të kuptuar se duhet të jemi të sinqertë dhe të gëzojmë me ata që janë pranë nesh.”
Rozana ka ndarë me të vërtetë një pjesë të thellë të saj me publikun, duke i dhënë asaj mundësinë të shohë jetën me një tjetër perspektivë pas eksperiencës në “Big Brother”.