“Ishte në burg në Zvicër? Labinot Rexha nxjerr të kaluarën e errët të Jozit!”

by orgest · April 13, 2025

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin në një transmetim live, reagimet nuk kanë të ndalur. Një nga deklaratat më të forta vjen nga këngëtari Labinot Rexha, i cili vendosi të flasë hapur për të kaluarën e errët të Jozit.

I ftuar në emisionin “Weekend”, Rexha nuk i kurseu fjalët:

“Herë pas here ka qenë shumë agresiv. Ka talent dhe këndon bukur, por sa kam dëgjuar, ka kaluar mbi tre vite burg në Zvicër. Njihet si një djalë problematik.”

Deklarata e tij ndezi rrjetin, duke hapur një tjetër kapitull të errët në historinë e një konkurrenti që tashmë është në qendër të kritikave. Por Rexha nuk u ndal me kaq…

Në një postim në Instagram, ai shpërtheu emocionalisht ndaj Jozit, duke shkruar:

“Më vjen shumë keq për familjen e Gjestit. Jozef Marku, haram të qoftë buka ime dhe e gjithë shqiptarëve të Kosovës që të kanë mbajt me bukë derisa ishe në Zvicër. Humbe karrierën sado pak që e krijove.”

Reagimi i tij është vetëm një nga zërat që po kërkojnë drejtësi dhe transparencë nga produksioni i spektaklit, ndërsa publiku vijon të kërkojë përgjigje për një akt që ka tronditur ekranin dhe opinionin.

You may also like