PLAS BOMBA! PRISHEN FIFI DHE EGLI ZHDUKET PROJEKTI I PËRBASHKËT EGLI I KTHEHET OFERTËS SË GJESTIT?

Një situatë e pazakontë ka habitur fansat në rrjet! Kënga e njohur e Fifit në bashkëpunim me Eglin është fshirë papritur nga YouTube dhe kjo ka ngjallur dyshime për një krisje të fortë mes vajzave.

“Pse e fshive këngën me Eglin nga YouTube?” – ishte komenti që nisi gjithçka, ndërsa përgjigjet nga ndjekës të tjerë nuk vonuan: “Sepse deshti Fifi për qejf të vet” dhe “S’ka të bëjë me qejf, por kërkoi suport nga ajo…”.

Situata tensionohet edhe më shumë kur një tjetër komentuese shkruan se nuk e kishte njohur kurrë Eglin para Big Brother-it, duke hedhur dyshime se marrëdhënia e tyre ka qenë më shumë strategjike sesa miqësore.

A është ky fundi i bashkëpunimit mes Fifit dhe Eglit? Apo thjesht një pauzë e përkohshme? Fansat kërkojnë shpjegime dhe nuk kursejnë komentet!