G Bani ka zgjedhur rrjetet sociale për të shpërthyer me një mesazh që ka tronditur ndjekësit.
Në një postim në Instagram Story, ai ka listuar plot 12 pika për të gjitha femrat që mund të bien në dashuri me të, duke u paraqitur si i sinqertë, brutal dhe pa filtra. Mesazhi i tij fillon me fjalët:
“Të nderuara k*rva! Para se të bi sërish në dashuri me ndonjëren prej jush…”
Në listën e tij, G Bani shprehet se:
Nuk ka para, nuk ka pasuri, as në bankë e as cash.
Është pa punë dhe nuk merr rrogë.
Nuk pi drogë, por pi duhan.
Është tepër xheloz, aq sa të bllokon vetëm për ndjenja.
Nuk godet femra, por nëse situata përshkallëzohet, ai largohet.
Dashurinë nuk e tradhton kurrë, dhe kur nuk ndjen më, nuk luan me fjalë.
Ai përmend se pas ndarjes, vazhdon të mendojë për ish-të dashurat ditë e natë, dhe shpesh, fiksimi ndaj dikujt i zgjat me vite.
“Po të putha në buzë, dmth të dua. Po të bëra bllok, dmth të dua,” – është një nga shprehjet që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Sinqeriteti mbase pak i tepruar i Xhibos në këtë postim ka ngritur pikëpyetje nëse është i qëlluar si postim publik apo jo.
