“Ledion Liço zgjedh heshtjen: Çfarë fshihet pas reagimit të tij?”

by orgest · April 13, 2025

Pas një gjysmëfinaleje të tensionuar në “Big Brother VIP Albania”, ku u shënua një përplasje fizike mes Jozit dhe Gjestit jashtë ambienteve të shtëpisë, të gjithë sytë ishin tek reagimi i moderatorit Ledion Liço. Por ndryshe nga sa pritej, Ledioni nuk komentoi aspak incidentin që tronditi publikun dhe rrjetet sociale.

Në vend të një qëndrimi të drejtpërdrejtë, ai zgjodhi të publikojë në Instagram një video nga momenti kur Gjesti rikthehet në shtëpi pas marrjes së ndihmës mjekësore. Ajo që bie në sy është mbishkrimi i vetëm që shoqëron postimin: “Finalistet”.

Ky reagim i shkurtër, por i menduar me kujdes, është interpretuar nga ndjekësit si një përqendrim tek loja dhe gara finale, duke shmangur çdo përfshirje në polemikat e natës.

You may also like