“E nguca vet” :Pranimi i Gjestit pas sherrit me Jozin trondit fansat!”

by orgest · April 13, 2025

Gjysmëfinalja e spektaklit “Big Brother VIP Albania” u mbyll me një moment të tensionuar dhe krejtësisht të papritur. Menjëherë pas daljes nga shtëpia, një përplasje fizike ndodhi mes dy ish-banorëve, Jozi dhe Gjesti. Sipas burimeve, Jozi e sulmoi Gjestin me grushta jashtë ambienteve të spektaklit, duke shkaktuar një situatë të pazakontë që tronditi publikun dhe fansat e formatit.

Pas incidentit, Jozi u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa Gjesti mori ndihmë mjekësore dhe u rikthye pas pak minutash pranë banorëve të tjerë.

Pas përfundimit të spektaklit, Gjesti, në një bisedë me Eglin në oborr, e pranoi se kishte qenë vetë shkaktari i përplasjes.

“A ja pave fytyrën para se me dal? Kopke nga inati sepse unë e nguca. E nguca keq robtë. Ka thënë t’ia hi masi nuk kam mujtë me i ba tjetër send këtu në lojë”, u shpreh ai, duke zbuluar tensionet dhe strategjitë që kishin nisur brenda shtëpisë dhe që kulmuan jashtë saj.

You may also like