Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensionet dhe kurioziteti nuk mungojnë as në konferencat për shtyp.
Gjatë konferences së kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, një gazetar serb e ka zhvendosur vëmendjen nga futbolli te jeta personale e mbrojtësit.
Gazetari serb i ka drejtuar një pyetje rreth bashkëshortes së Gjimshitit, e cila është me origjinë serbe. Por kapiteni shqiptar nuk ka preferuar të japë komente për jetën private.
Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private. Jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit. Kështu e lëmë me futboll,” – u shpreh me qetësi, por qartësisht i vendosur. (TemA)