Skandal në mes të Kurban Bajramit! Shefja detyron stafin të punojë, ndryshe…

Punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë janë detyruar të paraqiten në punë më 6 qershor, pavarësisht se Kurban Bajrami është ditë zyrtare pushimi në gjithë Shqipërinë! 😡

Sipas denoncimit, shefja e sektorit Esmeralda Prenga jo vetëm që i ka detyruar të shkojnë në punë, por edhe i ka kërcënuar se nëse mungojnë, do t’u hiqet dita e punës. Madje, punonjësit thonë se kjo “karencë” ofendon besimin fetar dhe bën presion politik ndaj stafit!

“Na dërgon mesazh në orën 21:30 të darkës para festës dhe na thotë të paraqitemi në punë. Kjo është abuzive, diskriminuese dhe joligjore!” – thuhet në mesazhin e një prej punonjësve.

Stafi kërkon tani reagim institucional dhe ndëshkim për këtë veprim të papranueshëm!

🔴 A është normale kjo sjellje nga një zyrtare shtetërore? Jep mendimin tënd!