Nuk jetohet dot me vjehrritë: Orinda Huta e thote troç, Ja çfarè më kanë bërë mua

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë prej vitesh bashkë dhe konsiderohen si një nga çiftet më të dashura në botën e showbiz-it shqiptar. Ata janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Atara, duke tërhequr vëmendjen e publikut edhe për jetën e tyre familjare.

Kohët e fundit, Orinda ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre kanë treguar interes për jetën e saj personale dhe për përditshmërinë që ndan me bashkëshortin dhe vajzën.

Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen kishte të bënte me një temë mjaft të diskutuar në shoqërinë shqiptare: bashkëjetesa me vjehrrën. Një ndjekës e ka pyetur se çfarë mendimi ka ajo për këtë çështje.

Orinda ka treguar qartë se është kundër idesë që dy breza të jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ajo është shprehur se edhe vetë vjehrra e saj ndan të njëjtin mendim. Sipas saj, secili duhet të ketë hapësirën dhe qetësinë e vet.

Ajo ka theksuar se marrëdhënia që gëzon me nënën e bashkëshortit është shumë e mirë dhe e harmonishme, por kjo nuk do të thotë që bashkëjetesa do t’i shërbente dikujt. Të dyja palët ndihen më rehat në ambientin e vet.