Gazetarja Anduena Llabani ka bërë akuza të forta në lidhje me hetimet që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se gjatë procesit ka pasur tentativa ndërhyrjeje dhe intimidimi ndaj prokurorëve.
Sipas Llabanit, mesazhet që Balluku u ka dërguar vartësve të saj tregojnë një klimë presioni.
Ajo shtoi se çështja ka hyrë në një situatë të paqartë dhe ka marrë përmasa ndërkombëtare.
Sipas saj, një nga prokurorët e përfshirë në çështje ka kaluar procesin e vettingut nga një trupë ku bënte pjesë motra e Ballukut. “I është thënë: ‘Juve ju kemi kaluar ne’. Është kërkuar kontroll i imtësishëm ndaj këtij prokurori, që të jetë i kujdesshëm për çështjen në fjalë”, tha gazetarja.
Llabani: Nëse lexojmë mesazhet që i dërgonte vartësve të saj, edhe mund të intimidohesh. Është thënë nga dy prokurorët se ka pasur tentativa ndërhyrjeje dhe intimidimi. Kjo çështje ka hyrë në një amulli dhe është kthyer në një çështje ndërkombëtare.
Kur ka arritur të kërcënojë prokurorët e çështjes, imagjino me vartësit e saj. Një prokuror është kaluar në vetting nga motra e Ballukut. I është thënë: “Juve ju kemi kaluar ne”. Është kërkuar kontroll i imtësishëm ndaj këtij prokurori, që të jetë i kujdesshëm për çështjen në fjalë.
