Pas një pritjeje të gjatë dhe heshtjeje artistike, Armend Rexhepagiqi kthehet fuqishëm në skenë me një projekt që nuk do t’ju lërë indiferentë. Me anë të një fotografie të publikuar përkrah Aidës dhe kompozitorit të famshëm Darko Dimitrov, ai ka zbuluar atë që fansat kanë ëndërruar prej kohësh: një album të ri!
Projekti mban emrin “Dashni e vjetër” dhe është një përmbledhje emocionale që përmbyll plot 20 vjet bashkëpunim artistik me Dimitrovin. Albumi publikohet nesër, në platformën YouTube, duke filluar nga ora 18:00, dhe pritet të rikthejë nostalgjinë e muzikës së mirëfilltë që ka shënuar breza.
Por kjo nuk është e gjitha.
Sonte, Rexhepagiqi do të ngjitet në skenë në një gala koncert madhështor nën patronazhin e Presidentes Vjosa Osmani, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej ikonave të muzikës së lehtë shqiptare – kompozitorin Musa Piperku.
Në këtë natë të veçantë, krah tij do të performojnë disa prej emrave më të dashur të publikut shqiptar:
Inva Mula Genc Salihu Eneda Tarifa Jehona Sopi MC Kresha Fifi Shpat Deda Zanat si dhe Kori i fëmijëve “Okarina”, nën dirigjimin e Edon Ramadanit, të shoqëruar nga Orkestra “Libertas”.
Një natë për artin, emocionin dhe rikthimin e madh. Mos e humbisni!
https://www.instagram.com/p/DKNOhuwobkW/?igsh=N3lnaDFvdm5vMWdn
