Friday, February 13, 2026
HomeALBJo vetëm se*s”, menaxherja e shtëpisë publike më të famshme në Europë...

Jo vetëm se*s”, menaxherja e shtëpisë publike më të famshme në Europë zbulon se çfarë duan burrat më 14 shkurt

Me afrimin e 14 shkurtit, Catherine De Noire, menaxhere e një prej shtëpive publike më të mëdha në Evropë, nxjerr në pah realitetin e Ditës së Shën Valentinit për punonjësit e saj dhe klientët. Ajo njihet gjithashtu si krijuese në OnlyFans dhe dashamirëse e kafshëve dhe verës së kuqe.

De Noire shpjegon se gjatë ditës, kjo ‘shtëpi’ vizitohet kryesisht nga burra të martuar ose në lidhje, që duan të kalojnë pak kohë me punonjësen e preferuar dhe ndonjëherë t’i sjellin një dhuratë të vogël ose lule. “Në mbrëmje, vendi mbushet me burra beqarë që nuk duan ta kalojnë këtë ditë vetëm, kështu që ata ose dalin me miqtë për disa birra dhe përfundojnë tek ne, ose vijnë direkt këtu”, shpjegon ajo.

Menaxherja thekson se përvoja nuk ka të bëjë vetëm me pjesën fizike, por edhe me shoqërinë dhe luftimin e vetmisë: “Shumë pak burra hyjnë dhe duan thjesht seks. Shumica duan të flasin, të ndihen sikur janë me një person të vërtetë dhe jo me një robot. Dita e Shën Valentinit është një ditë kur vetmia i godet disa më fort dhe ata nuk duan ta kalojnë vetëm, kështu që preferojnë të paguajnë për një përvojë të këndshme.”.

Sa i përket marketingut, shtëpia publike nuk ofron paketa ose zbritje speciale. De Noire sqaron se punonjësit vendosin vetë për shërbimet dhe çmimet e tyre. “Shpallja e ofertave speciale për Ditën e Shën Valentinit do të ishte në kundërshtim me qasjen tonë. Vendimi mbetet personal për secilin punonjës.”, tha ajo. Ajo shton se disa punonjëse dekorojnë dhomat ose vishen me të brendshme tematike, por kjo është zgjedhje individuale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments