Friday, February 13, 2026
HomeALBElio Laze i vuri gjobë Shaqirit, Shaqirit i vuri gjobë Policia… ishte...

Elio Laze i vuri gjobë Shaqirit, Shaqirit i vuri gjobë Policia… ishte kjo skema që u zbatua sot por që shumë pak e morën vesh.

Zyrtari i ISHP Klaus Shaqiri të cilit Laze i vuri gjobë sot, përmes kompanisë “Finantex”, kontrollon disa call centera që qarkullojnë miliona euro, ndërsa ushtron aktivitetin e tij kriminal plotësisht nën mbrojtje policore. SPAK ka konfirmuar se Shaqiri dyshohet të jetë prestanome i deputetit të zgjedhur të PD-së, Belind Këlliçi, dhe se lidhjet e tij politike i kanë siguruar mbrojtje ndaj ligjit.

Hetimet e SPAK mbi Këlliçin zbulojnë lidhjen e tij me grupin e njohur si “banda FRPD”, ku anëtarë që dikur mbanin pozicione kyçe brenda FRPD janë sot pronarë të pasurive të paluajtshme me vlerë dhjetëra milionë euro, të fituara nga mashtrime ndaj qytetarëve evropianë.

Shaqiri, gjithmonë nën mbrojtje policore, mashtron qytetarë evropianë me investime false dhe paratë e fituara i investon në pasuri në emër të të afërmve.

Gazetari investigativ Elio Laze, përmes portalit të tij, denoncoi hapur aktivitetin kriminal të Shaqirit por, në vend që Policia e Shtetit të vepronte kundër bosit të call centerave, ajo ka vendosur të arrestojë gazetarin, duke treguar lidhjet e thella midis segmenteve të policisë dhe krimit të organizuar.

Sipas raportimeve, Shaqiri pretendon se gazetari i ka kërkuar 20 mijë euro, një akuzë që nëse vërtetohet është e dënueshme. Por, pavarësisht kësaj, në fokusin real të policisë duhet të kishte qenë arrestimi i klientit të saj, Klaus Shaqiri, i cili me mashtrimet e tij ka dëmtuar qindra qytetarë evropianë.

Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kapjen e shtetit nga krimi dhe mbi rolin e policisë si mburojë e bosëve të call centerave, ndërsa zërat e denoncimit kriminal janë heshtur me arrestime selektive.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments