Friday, February 13, 2026
HomeALBVulgariteti , normaliteti i ri në TV tona !

Vulgariteti , normaliteti i ri në TV tona !

Në të gjitha kulturat dhe gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë mësuar se çfarë të vlerësojnë duke parë ata që duken të suksesshëm, dhe kanë vizibilitet publik. Antropologët e kanë dokumentuar këtë model në shoqëritë e vogla; ekonomistët e sjelljes e vëzhgojnë atë në tregjet e konsumit; psikologët socialë e shohin atë në formimin e identitetit të adoleshentëve.

Ndaj rregulli se “çdo Veprim i bërë në publik duhet të jetë me një shenjë respekti për ata që janë të pranishëm ” është konsideruar rregulli i artë që me 110 Rregullat e Qytetërimit dhe Sjelljes së Mirë në Shoqëri dhe Bisedë, një tekst i shkruar fillimisht nga Jezuitët francezë. . Por fatkeqësisht ky rregull është zhbërë pa kthim .

Vulgariteti është norma e re në ekranet tona. Vetëm një mbrëmje po të kaloni në shoqërinë e televizionit kuptohet qartazi që vulgariteti ka depërtuar kaq shumë në çdo nivel të diskursit tonë, saqë pa frikë mund të quhet normaliteti ynë i ri. Vulgariteti ka përshkuar të gjithë kulturën tonë nga lart poshtë . Ai nuk është më karakteristikë vetëm e bisedave edhe sjelljes së adoleshentëve në dhomat e zhveshjes pas një ndeshje futbolli , ai është transformuar në karakteristikë standarde , një përformacë e vazhdueshme e njerëzve të angazhuar publikisht .

Kacafytja e Beratit me Albatrosin në Opinion , puthja pa miratim një vajze nga opinionisti i programit , mbushja e paneleve të debatit me analiste edhe analistë të cilët as nuk thellohen të krijojnë njohuritë e nevojshme e të mjaftueshme për çështjet ku angazhohen të flasin, janë shenja se televizioni është kthyer në tregun më të madh të vulgaritetit .

Sa më shumë shoh televizor aq më shumë bindem se gjysma e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që duan të ndihen të sukseshëm në publik. Ndoshta ata nuk duan të bëjnë dëm, sikurse po ashtu edhe dëmi që bejnë nuk u intereson. Të zhytur në luftën e pafundme për të menduar e për tu ndjerë mirë me veten ata e ose nuk e shohin, ose e justifikojnë dëmin që shkaktojnë shoqërisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments