Friday, February 13, 2026
HomeALBPërdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në...

Përdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Korçë dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili përdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike, si dhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Andi Cenolli, 36 vjeç, banues në Korçë; Alfred Hoxhalli, 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq; dhe Pandeli Gjylapi, 34 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit Andi Cenolli në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR.

Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të shtetasit Alfred Hoxhalli, në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Alfred Hoxhalli kishte rolin e porositësit, shtetasi Alfred Hoxhalli, të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit Andi Cenolli dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments