Thursday, February 12, 2026
HomeALBPas “ringut” në studio, rrjeti shpërthen: Shqiptarët kërkojnë Berat Buzhalën dhe Albatros...

Pas “ringut” në studio, rrjeti shpërthen: Shqiptarët kërkojnë Berat Buzhalën dhe Albatros Rexhën në Big Brother VIP Albania 2 për “raundin e dytë”!

Nga përplasja në studio… në kërkesë kombëtare për spektakël! Pas debatit të fortë që bëri xhiron e rrjetit, reagimet nuk kanë të ndalur. Por ajo që ka surprizuar më shumë është thirrja masive e ndjekësve: Berati dhe Albatrosi në Big Brother VIP Albania 2!

Pamjet me “dorezat e kuqe” dhe “helmetën e ringut” u kthyen menjëherë në meme, video virale dhe statuse ironike. Shumë komentues shkruajnë se nëse energjia ishte kaq e fortë në studio, imagjinoni çfarë do të ndodhte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Raundi i parë u bë në TV, raundi i dytë le të bëhet në Big Brother!” – shkruajnë ndjekësit.

“Ky është duel që meriton 24/7 live!” – thonë të tjerë.

Nga tensioni, te spektakli. Nga debati, te reality show. Publiku duket se e ka kthyer situatën në një “sfidë” që kërkon vazhdim. Në rrjet po qarkullojnë edhe montazhe kreative ku dy gazetarët vendosen simbolikisht në ring, ndërsa fansat bëjnë “cast”-in e tyre për BBVA 2.

Një gjë është e sigurt: publiku shqiptar e do spektaklin… dhe këtë herë e kërkon LIVE, 24 orë në 24. 🔥

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments