Një moment i tensionuar ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Labi krahsoi veten me Luizin, duke e quajtur veten “Luiz 2”. Banorët nuk i kursyen talljet, duke i thënë se “të duhet një milion vite për t’i afrohesh vetëm një çerek të Luizit”.
Debati u ndez më tej, me përplasje fjalësh dhe komente nga të tjerë që nuk e kursyen ironinë. Situata krijoi një atmosferë të nxehtë në shtëpi dhe banorët ishin të ndarë mes mbështetjes dhe kritikës ndaj Labit. Pamjet e momentit po bëjnë xhiron në rrjet, duke tërhequr vëmendjen e fansave. 🔥📹
