Thursday, February 12, 2026
HomeALBPanik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se...

Panik në Kuçovë! “Dy muaj pa rroga”, punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla. Lefter Maliqi: “Viola Green” tender mbi 1.7 mld dhe e pushoi nga puna

Një punonjëse e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet e t’i japë fund jetës.

Videon e ka shpërndarë në Facebook, Lefter Maliqi, ndërsa nuk i kursen akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë.

Reagimi i Lefter Maliqit.

E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si germadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments