
Gara në shtëpinë e “Big Brother VIP” po bëhet gjithnjë e më e ashpër, por duket se publiku e ka tashmë një emër të preferuar për çmimin e madh.
Në një sondazh që zhvilluam së fundmi në Instagram, ndjekësit tanë kanë votuar masivisht për atë që shohin si triumfuesin e këtij edicioni, dhe rezultati është surprizues për nga diferenca e thellë.
Nga mbi 4 mijë vota të mbledhura, Mateo kryeson listën në mënyrë absolute, duke u konfirmuar si favoriti kryesor i momentit.
Mateo ka marrë plot 59% të votave, duke lënë pas me një diferencë të ndjeshme Kristin, i cili renditet i dyti me 24%.
